Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në përballjen miqësore kundër Lihtenshtajnit ndërsa autor të tre golave ishin futbollistët me origjinë shqiptare, BlerimXhemaili dhe Xherdan Shaqiri.

Në minutën e 29-të shënoi BlerimXhemaili ndërsa Shaqiri shënoi një gol fantastik me këmbën e majtë në minutën e 60-të.

Golin vendimtar të ndeshjes e ka shënuar autori i golit të parë, Xhemaili nga gjuajtja e lirë (68’).

Në këtë ndeshje luajtën e Pajtim Kasami, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi të cilët filluan që në minutën e parë, ndërsa Granit Xhaka nuk u aktivizua

Tags:

No Comment to " Zvicra fiton me dy golat e Xhemailit dhe një të Shaqirit (VIDEO) "