Lorik Cana njihet mirë në Francë. Ai ka luajtur me Paris SG dhe Olimpikun e Marsejës, madje përflitet se mund të rikthehet në klubin nga “Velodrome “.
Kapiteni Lorik Cana ka konfirmuar në një intervistë me “RMC” dëshirën e madhe që kombëtarja kuqezi të kualifikohet për në Francë: “Në dy apo tri vitet e fundit na rezulton se jemi rritur ndjeshëm. Ne jemi ngritur si ekip, aq sa luajmë pa asnjë ndjenjë inferioriteti ndaj kombeve të mëdha. Shqipëria është e aftë për të luajturmirë, – ka thënë ish-mesfushori i PSG-së dhe OM-së.
"Nuk kemi shumë lojtarë të talentuar, por kemi një grup solid e të bashkuar. Lojtarët shqiptarë kanë tashmë aftësinë për të dalë e aktivizuar jashtë vendit. Ne do ta themi fjalën tonë në këto eliminatoret të “Euro 2016”, ka thënë ai në intervistën në audio që ka bërë për kanalin francez.
No Comment to " Lorik Cana për mediat franceze: Jemi të aftë për të luajtur mirë "