Për të siguruar një vazo më lartpër Eleminatoret e Botërorit "Rusi 2018", një bonus për Shqipërinë do të ishte fitorja e sotme kundër Francës. Triumfi në këtë ndeshje kuotohet me 98 pikë.

Sot, në renditjen e FIFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 51-të në renditjen e përgjithshme me 624 pikë, por po t’i shtojmë edhe 98 pikë, atëherë shkon në 722, çka do të thotë disa vende më lart në renditjen e përgjithshme të FIFA-s në muajin korrik.

Në këtë muaj, ekzaktësisht më 25 korrik, do të bëhen edhe ndarjet e grupeve për Botërorin "Rusi 2018", por nëse ndodhemi disa pozicione më lart, atëherë sigurojmë vazon e tretë të UEFA-s. Aktualisht ndodhemi në vazon e 4-t, nga 6 vazo që ka UEFA.

Sipas "Football-rankings", Shqipëria ka 42.38% shanse që ta sigurojë vendin për në vazon e tretë. Ndërkohë që me 57.62% ajo do t’i qëndrojë vazos së katërt. 

Në rast se renditemi në vazon e 3-të, atëherë kemi shanse më shumë për t’u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm. 

Tags:

No Comment to " Çfarë shansi! Ja sa vlen fitorja me Francën "