E dini ku studiojnë fëmijët e ministrave?

By Xhafer - No Comments
Shumica e politikanëve të atyre që janë në pushtet por edhe të atyre që u larguan nga pushteti vendosin ti ’i çojnë fëmijët jashtë vendit për të studiuar.

Gazeta Panorama ka botuar një shkrim në lidhje me fëmijët e ministrave dhe vendet ku ata studiojnë.

Eriku, djali i ministres së Turizmit, Eglantina Gjermeni, jeton dhestudion në Londër.

Deborah, vajza e vetme e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, jeton dhe studion në Utrecht të Holandës kurse Sara, vajza e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, jeton dhe studion në Menton të Francës.

Livia, vajza e ministres së Arsimit Lindita Nikolla, është diplomuar në Universitetin Epoka në Tiranë dhe vazhdon masterin në Barcelonë të Spanjës.

Klajdi, djali i Edmond Panaritit, ministër i Bujqësisë, jeton dhe studion në Milano të Italisë.

Ndërkohë vajza e Nasip Naços, ministrit të Drejtësisë, Betina, studion në universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. 

Vajza e Arben Ahmetajt, Livia, studion në një shkollë private turke në Tiranë.

Edhe vajza e Edmond Haxhinastos, Eliza, studion në Tiranë.

Ndërkohë që Mikeli, djali i Mimi Kodhelit, ministres së Mbrojtjes ndjek studimet dhejeton në Firence të Italisë.

Tags:

No Comment to " E dini ku studiojnë fëmijët e ministrave? "