Qindra tifozë shqiptarë kanë shkuar në Treviso, ku po stërvitet Kombëtarja shqiptare, për t’i përkrahur lojtarët kuqezi para ndeshjes me Danimarkën.
Kombëtarja shqiptare është pritur nga qindra tifozë, në stërvitjen e së martës, në stadiumin “D'Agostin” në Pieve di Soligo.
Grupi i tifozëve me flamuj dhe fanella të përfaqësueses kanë pritur lojtarët që në hyrjen e stadiumit, derisa më pas pushtuan tribunën për të ndjekur seancën stërvitore.
Gianni de Biasi ka parashikuar edhe një stërvitje të hapur në të njëjtin stadiumin prej orës 18:00 të ditës së mërkurë ku priten përsëri shumë tifozë.
Ekipi kuqezi do të niset të enjten drejt Kopenhagës, ku të premten do të luhet sfida Danimarkë – Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Kampionatin Europian.
No Comment to " Qindra tifozë përkrahin kuqezinjtë në stërvitje (Foto) "