Të pajisur me tetë tentakula, sy të mëdhenj dhe sjellje inteligjente oktapodët janë cilësuar si formë e huaj e jetës në tokë.
Shkencëtarët kanë dekoduar gjenomin e oktapodit dhe kanë zbuluar se sa i ndryshëm është ai nga krijesat e tjera ujore dhe tokësore. Gjenomi i tij mban informatat se si kjo kafshë është kaq inteligjente. Studiuesit gjatë studimit kanë renditur 2.7 miliardë kode gjenetike të oktapodit.
“Oktapodi me trurin e tij të madh dhe aftësinë për të zgjidhur problemet, dallon nga të gjitha kafshët e tjera madje edhe nga molusqet”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Clifton Rgasdale.
Edhe zoologu britanik Martin Wells i ka quajtur “jashtëtokësorë” oktapodët, citon Ragsdale. Sipas studimit edhe pse oktapodët kanë gjenom më të vogël se të njeriut, ato kanë numër më të madh gjenesh, 10 mijë sosh më shumë se njeriu.
Oktapodët së pari janë shfaqur në oqeane 400 milionë vjet më parë, që i bie rreth 230 milionë vite para gjitarëve, duke qenë kështu qeniet e para inteligjente të planetit.
Studimi është kryer nga universiteti i Chicagos dhe është publikuar në revistën Nature.
No Comment to " Oktapodët janë “jashtëtokësorë" "