De Biazi, porositë e fundit të tij

By Xhafer - No Comments
De Biazi, porositë e fundit të tij

Ai i ka kërkuar lojtarëve qetësi dhe disiplinë taktike, sepse vetëm kështu mund të dilet me kokën lart nga ajo sfidë shumë e rëndësishme për tanët.
Përpara futbollistëve, mësohet se italiani i pankinës kuqezi është shprehur:
“Ne nuk i trembemi kundërshtarit. Kur themi ne, e kam fjalën për ju futbollistët, ndaj dhe po e përsëris edhe një herë, nuk i trembemi kundërshtarit.
Nuk kemi pasur frikë ndaj skuadrave të mëdha dhe nuk duhet të kemi frikë as ndaj Danimarkës. Dua t’i zbatoni mirë detyrat taktike dhe të gjitha gjërat që kemi përcaktuar më parë.
Ju siguroj se nëse i zbatoni mirë detyrat taktike, atëherë jeni në rregull. Duhet të jeni të kthjellët. Do t’i presim ne kundërshtarët dhe nuk do t’i sulmojmë.
Çdo minutë që kalon është në disfavorin e tyre dhe jo tonit. Prandaj ne duhet të mbyllim zonat dhe të mbrohemi mirë.
Ti Cikallesh sa herë që skuadra humbet topin, duhet të kthehesh prapa. Dhe sapo të rekuperojmë topin menjëherë në sulm”.
Formacion i mundshëm i kuqezinjve në ndeshjen e sotme do të jetë: Berisha - Xhimshiti, Ajeti, Canaj, Agolli - Gashi, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Lenjani - Cikalleshi. 

Tags:

No Comment to " De Biazi, porositë e fundit të tij "