Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi vazhdon punën me grupin kuqezi në kuadër të sfidës kundër Danimarkës.
Gazetari i “Supersport”, Alban Xhihani, që është atashuar pranë Kombëtares, për Sport News ka raportuar se trajneri De Biazi kësaj here ka zgjedhur një fushë të izoluar, për të mos zbuluar detaje nga stërvitja.
Trajneri italian ka arritur të provojë të gjitha goditjet standarte dhe skemat që planifikon për transfertën e së premtes në Kopenhagen.
Topat nga krahët do të krosohen nga Xhaka dhe Agolli, ndërsa Cana, Gjimshiti dhe Gashi do të provojnë të shënojnë me kokë. Në goditjet standarte janë testuar Cikalleshi, Gashi, por edhe Agolli.
Gjithsesi, nga stërvitja e së mërkurës, De Biazi ka marrë një informacion më të plotë përsa i përket gjendjes së skuadrës në prag të kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme.
Ndërkohë, gjendja e mbrojtësit Elseid Hysajt nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon të punojë me përgatitësin fizik, për të ndjekur protokollin e rehabilitimit për shkak të një kontraktimi në kofshën e djathtë.
Sipas gazetarit Xhihani, aktivizimi i Hysajt mbetet pikëpyetja e vetme për formacionin që trajneri De Biazi do të hedhë në fushën e lojës në ndeshjen e së premtes në mbrëmje ndaj Danimarkës.
No Comment to " De Biasi mbyll përgatitjet në fshehtësi "