Danimarka gëzon Shqipërinë

By Xhafer - No Comments


Danimarka gëzon Shqipërinë Përfaqësueses së Danimarkës do t’i mungojnë tre lojtarë për ndeshjen e së premtes ndaj Kombëtares shqiptare.

Selektori i Danimarkës, Morten Olsen është në telashe në prag të dy ndeshjeve të radhës eliminatore me Shqipërinë dhe Armeninë.
Futbollisti i Ajax-it, Nicolai Bolisenen ka shfaqur probleme serioze në gju gjatë stërvitjes në ditën e hënë, duke u detyruar të largohej nga grumbullimi.
Përveç, Bolisenen, përfaqësueses danez, në ndeshjen ndaj Armenisë dhe Shqipërisë, do t’i mungojnë edhe Simon Polsen e Kristian Eriksen.
Pas këtyre mungesave, Olsen është detyruar të grumbullojë futbollistin me origjinë shqiptare, Riza Durmishi, i cili luan me skuadrën e Brondbyt. /Express/

Tags:

No Comment to " Danimarka gëzon Shqipërinë "