Etrit Berisha ka thënë se ata nuk kanë frikë nga Portugalia e as nga ylli i saj Cristiano Ronaldo.
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka thënë se nuk ka frikë nga Portugalia e as nga super ylli Cristiano Ronaldo.
“Tani na pret Portugalia, por ne nuk i druhemi askujt”, tha Berisha për Panorama Sport.
Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë do të zhvillohet nesër në ‘Elbasan Arena’ me fillim nga ora 20:45 dhe do të jetë e vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.
No Comment to " Berisha nuk ka frikë nga Portugalia e as Ronaldo "