Bazeli ka shënuar fitore 3-1 ndaj Zyrihut. Vendasit e nisin mirë pasi shënojnë që në minutën e 6′ me anë të Lang, por nuk ka vonuar goli i barazimit me anë të Kecojeviç (38′).
Sulmuesi kuqezi Shkëlzen Gashi kalon kampionët në avantazh në minuten e 71 të takimit. Ndërkohë Janko plotëson tripletën në të 85′ duke shënuar nga pika e bardhë.
Xhaka dhe Gashi kanë luajtur titullarë në këtë sfidë ndaj Xhimshitit, ndërsa Armando Sadiku u aktivizua në pjesën e dytë gjatë minutes 67’.
No Comment to " Shkëlzen Gashi rikthehet te goli me Baselin "