Burime të sigurta pranë kapitenit kuqezi, tregojnë për ‘Sportal.al’ se në pamundësi për të arritur një akord për t’u transferuar në Arabi, Loriku ka vendosur që të vazhdojë edhe për një sezon të jetë pjesë e skuadrës laciane.
Për këtë ai ka biseduar me drejtuesit e klubit dhe pas kthimit nga Kina ku do të zhvillojë ndeshjen e Superkupës, ai do të bashkohet me skuadrën e Lacios për të nisur stërvitjet.
Pjesëmarrja e Lacios në Champions League, por mbi të gjitha ndeshjet mjaft të rëndësishme të Kombëtares sonë me Danimarkën dhe Portugalinë fillimisht, e kanë detyruar kapitenin Cana, të marrë vendimin përfundimtar për të vazhduar edhe gjatë këtij sezoni të Serisë A të jetë pjesë e Lacios.
Një lajm i mirë ky natyrisht për lacialët, të cilët prej 4 sezonesh i njohin mirë vlerat e Lorikut, por edhe për trajnerin Xhani De Bizi, i cili kishte shprehur shqetësimin për disa titullarë, që ende nuk ishin stabilizuar me ekipe gjatë kësaj periudhe merkatoje.
No Comment to " Lorik Cana edhe për një sezon te Lazio "