rekord fifa

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, ka arritur sot një rekord historik, të pakrahasueshëm me asnjë tjetër deri më tani. Në renditjen e fundit të FIFA-s, botuar sot, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi, kanë bërë një kapërcim historik duke u renditur në vendin e 22, në botë në renditjen e përgjithshme të skuadrave përfaqësuese . Muajin e kaluar, Shqipëria arriti rekordin e saj në këtë renditje, duke u rrjeshtuar në vendin e 36 në botë. Marrja e 3 pikëve në tavolinë, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, për ndeshjen e papërfunduar Serbi –Shqipëri, zhvilluar më 14 tetor të vitit të kaluar, në stadiumin “Partizani” të Beogradit, ka ndikuar që kjo kjo renditje të përmirësohet ndjeshëm për ekipin kombëtar shqiptar. Ky është edhe rezultati zyrtar, historikisht më i rëndësishëm, për futbollin shqiptar, në të gjitha kohërat.
Në dhjetëvjeçarin e fundit (sidomos pas viteve 2002), Shqipëria ka bërë progres sa i takon renditjes së kombëtares së saj, në renditjen botërore të FIFA-s. Rezultatet e saj të vitit të fundit, si në eliminatoret e Europianit “Francë 2016” dhe në ndeshjet miqësore kanë bërë që skuadra kuqezi, jo vetëm të tërheqë vëmendjen e mediave dhe specialistëve të huaj por edhe të ngjitet në mënyrë progressive në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Tags:

No Comment to " Kombëtarja, rekord: Vendi i 22 në FIFA Tashme zyrtare "