Një kapiten mbetet gjithmonë njëkapiten, aq më tepër kur udhëheq Shqipërinë. Fanella e Kombëtares është lëkura e dytë e Lorik Canës që i ka thënë "Jo" një propozimi interesant për të në aspektin e karrierës duke refuzuar një ofertë të mirë të Olympiacos.
Te Lazio nuk është se po shijon ditët e tij më të mira, pasi mediat italiane raportojnë mbi synimet e bardhekaltërve për të ndarë rrugët me Canën, madje i kanë bërë të ditur se mund ta lënë të lirë me parametra zero edhe pse ka edhe një vit kontratë, dhe pikërisht në këtë moment në drejtim të tij ka shkuar një propozim interesant nga klubi kampion i Greqisë që dominon tradicionalisht futbollin helen duke fituar 17 nga 19 kampionatet e fundit.
Në aspektin e karrierës ky transferim mund të kishte qenë një destinacioninteresant për vetë buxhetin dhe ambiciet që disponon Olympiacos si dhe mundësinë për të luajtur në Champions League, madje grekët i kanë ofruar një pagë më të lartë se te Lazio por kaq nuk mund të mjaftonte për dikë me statusin e Canës që mbi të gjitha është kapiten i Shqipërisë.
Pikërisht për këtë arsye Cana ka refuzuar transferimin në Greqi duke i bërë të ditur Olympiacos se gëzon respektin maksimal për klubin grek, por nuk mund të transferohet diku ku egziston mundësia e një raporti konfliktual me tifozët

No Comment to " Kapiten i vërtetë, Cana i thotë "Jo" Olympiacos-it "