Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka marrë një vendim mbi incidentet e ndodhura në ndeshjen Kukësi – Legia Varshavë, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Ligës së Europës.
Kukësi e humb në tavolinë ndeshjen e parë ndaj Legias me rezultatin 0-3. Gjithashtu nënkampionët e Shqipërisë janë gjobitur me 70 mijë €.
2 ndeshjet e rradhës si pritës në kompeticionet europiane Kukësi është i detyruar t’i luajë pa praninë e tifozëve. Ndeshjen e rradhës europiane si pritës Kukësi do e luajë pa tifozë pavarësisht kohës që mund të kalojë derisa të ketë mundësinë për të luajtur sërish në shtëpi një ndeshje ndërkombëtare. Ndërkohë dënimi për ndeshjen e dytë është i vlefshëm vetëm për një periudhë 2-vjeçare dhe në rast se brenda dy vitesh Kukësi nuk do të ketë mundësinë të luajë 2 ndeshje europiane si pritës atëherë dënimi për ndeshjen e dytë anullohet.
Për fat të mirë Kukësi nuk mori asnjë dënim ekstrem nga UEFA që mund ta përjashtonte nga garat europiane për një periudhë disa-vjeçare. Ndeshja e kthimit me Legian do të zhvillohet normalisht siç ishte planifikuar, të enjten e 6 gushtit në orën 21:00.
No Comment to " Ja vendimi i plotë për Kukësin nga Disiplina e UEFA-s "