Migjen Basha është ende pa ekip.
Mesfushori i Kombëtares është ende të pritje edhe pse mediat shruajnë se kërkohet nga disa ekipe. Frozinone është një ndër skudrat e përfolura. Megjithtaë deklaratat e fundit të trajnerit Roberto Stelone i kanë mbyllur rrugën Migjen Bashës.
“Është një lojtar i mirë me të cilin kam luajtur, por në mesfushë jemi të kompletuar dhe jemi mirë kështu” – tha trajneri i Forzinones për mediat italiane.
Migjen Basha është një lojtar i lirë, pasi në fund të qershorit i përfundoi kontrata me Torinon, kua luajti për 4 sezone. Në garë për 28-vjeçarin është Bari e Kievo kohët e fundit, por nuk mungojnë edhe ofertat jashtë Italisë.
No Comment to " Frozinone i mbyll “derën” Bashës "