xhakaGranit Xhaka bashkë me babain e tij, Ragipin nesër do të vizitojnë Gjakovën ku dhe do të japin ndihma për skuadrën e Vllaznimit.
Xhaka ka vendosur që të bëj një gjest me të vërtetë të madh.
Mesfushori shqiptar i Borussia Monchengladbach, në Gjakovë do të ndajë donacionin e planifikuar për KF Vëllaznimi, duke e vazhduar kësisoj traditën e përkrahjes së klubeve kosovare pas ndihmës që më herët i ka dhënë FC Prishtinës, KF Ferronikelit, KF Kosovës, KF Trepçës, KF Llapi dhe shume klubeve e individëve tjerë për çështje bamirësie.
Gjatë qëndrimit në Gjakovë Ragip e Granit Xhaka do të shoqërohen nga e para e Komunës së Gjakovës. Mimoza Kusari dhe bashkëpunëtorët e saj si dhe drejtuesit e KF Vëllaznimit.

Tags:

No Comment to " Gjest i madh nga Xhaka, ndihmon skuadrën kosovare "