Shqipëria merr 3 pikët në tavolinë

By Xhafer - No Comments



Shqipëria fiton tre pikët në tavolinë. Gazeta “Blic” i referohet postimit të një gazetari sportiv, që ndan këtë mendim në bazë të burimeve të sigurta. Edhe pse vendimi i 23 tetorit lënë dyshime, pas deklaratave jo shumë mbështetëse për Kombëtaren tonë nga ana e UEFA-s, reporteri mendon ndryshe.

Sipas gazetës “Blic”, reporteri sportiv shprehet i bindur se vendimi i 23 tetorit do të jetë në favor të kuqezinjve. Bindje e cila vjen pas burimeve të sigurta evropiane që zotëron reporteri, theksohet në “Blic”.

“Shqipëria, pasi triumfoi kundër Serbisë dhe nacionalizmit serb të martën në Beograd, do të fitojë më 23 tetor 2014 tri pikët në tavolinë. Kam siguri të plotë për këtë (nga burime evropiane, të sigurta). Më 24 tetor 2014, Shqipëria do të gdhihet me 7 pikë (golat 5-1), në krye të grupit I dhe Franca e Mishelit do të jetë edhe më afër”, 

Tags:

No Comment to " Shqipëria merr 3 pikët në tavolinë "