Kukesi e Laçi buzeqeshin, Partizani ne Norvegji!
Eshte hedhur shorti i turit te pare te Europa League dhe ekipi shqiptar qe ka pasur me shume fat eshte ai i Kukesit, i cili do te perballet me Torpedo Zhodino, ekip bjellorus me pak eksperience dhe teper i lehte, ne krahasim me Koper, St Xhonston, Sherif dhe Liteks, qe mund te beheshin edhe te pamundur. Bjelloruset jane nje skuader qe ka bere investime vitet e fundit, por te kalueshem, sidomos me pervojen e verilindoreve. Teksa, per Laçin, rivali eshte Inter Baku, azeret qe marrin pjese ne nje kampionat me Karabag te Ansi Agollit. Megjithate, jane nje ekip i mesem dhe nje short megjithate qe duhet pelqyer, pasi eshte shmangur Go Ahed Igells dhe AIK. Edhe pse, ne short ishin edhe KR Rejkjavik dhe HB Torshavn. Por, shorti me i veshtire per Partizanin, qe gjen ish-skuadren e yllit te Real Madridit, talentit Martin Odegard, pra Stromsgodset. Para dy vjetesh, dominuan ne Norvegji duke fituar edhe titullin. 

Tags:

No Comment to " Kukesi e Laçi buzeqeshin, Partizani ne Norvegji! "