Zbulimet e pabesueshme të Garcias, njeriut që hetoi dhënien e të drejtës së organizimit të Botërorëve 2018 dhe 2022: pallati prej xhami dhe betoni i FIFA-s në Zvicër, një pazar i madh ku të gjithë federatat paguan nën tryezë. Raporti i Garcias, milionat e Katarit, pagesat e australianëve, favoret e anglezëve, kompjuterët e rusëve dhe kapaku që i vuri FIFA gjithçkaje
Në origjinë të tërmetit që tronditi FIFA-n ka dy histori. E para tregon se si procesi i dhënies së organizimit të dy botërorëve, 2018 dhe 2022, respektivisht për Rusinë dhe Katarin, ka qenë diçka më shumë se një barcaletë, një mizanskenë groteske prapa të cilës janë fshehur në mënyrë të trashë “korrupsion, marrëveshje të fshehta dhe shitblerje votash”. E dyta, se si hetimi u baltos në mënyrë brutale.
Të dy këto histori ndodhen në relacionin me të cilin Hans Joachim Eckert, president i komitetit etik të FIFA-s, ka likuiduar në nëntor 2014 dy vite punë të kreut të atëhershëm të seksionit hetimor të FIFA-s,
ish prokurorit të Nju Jorkut, Majkëll Garsia. “All in all”, shkruan Eckert në konkluzionet e tij, “ata fakte dhe ato rrethana nuk kanë kompromentuar integritetin e procesit të dhënies së Kupës së Botës. “All in all”, domethënë, “në përfundim të gjithçkaje”. Ishin tre fjalët që fshehën skandalin.
RAPORTI GARSIA
Garsia, në vitin 2012, shpalli hetimin për dhënien e të drejtës së organizimit të dy botërorëve. “Sunday Times” sapo kishte akuzuar të birin e Amos Adamu – anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s, me të drejtë vote – se kishte marrë nga Katari një shumë prej një milion dollarësh. Garsia udhëtoi në të gjithë botën, për të marrë në pyetje 75 persona, preisdentë federatash dhe zyrtarë të tjerë. Dhe në fund i prezantoi FIFA-s një raport. Shpërthyes. Vetëm gjashtë persona u autorizuan ta lexojnë, dhe të gjithë mbetën të terrorizuar. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë kishte brenda, sepse FIFA bëri që të zhduket ai dokument, duke botuar vetëm një përmbledhje, gjë që e fyeu Garsian: në fillim foli për “hollim”, më pas dha dorëheqjen. Sot punon si drejtor i Muzeut të Barrios në Nju Jork.
Megjithatë, gjurmë të punës së tij do të gjenden në relacionin e Eckertit. Dhe pavarësisht përpjekjes për të minimizuar, ajo çfarë del është e frikshme. Në 2 dhjetor 2010, ditën kur u vendosën shtetet organizatorë të Botërorëve, dhe në muajt që pasuan, pallati prej xhai dhe betoni i FIFA-s në Zyrih u transformua në një pazar.
MILIONAT E KATARIT
Emirët po bënin përpjekje të ethshme. Një fond nga Doha mbushi me miliona dollarë federatën argjentinase të futbollit, me rastin e një miqësoreje mes skuadrës së Messit dhe Brazilit. Më pas sponsorizoi kongresin e Konfederatës Afrikane të Futbollit në Angola. Në marrëveshjen e sponsorizimit, prej 1.8 milionë dollarësh, përfshihej e drejta ekskluzive për Katarin “për të promovuar kandidaturën e vet”. Por, arma më e fortë ishin rryshfetet. Të paguar nga Mohamed Bin Hamman, sidomos pjesëtarëve të Federatës Afrikane dhe të zakonshmit Jack ëarner (1.2 milion dollarë0 që në atë periudhë, në krye të Concacaf-it amerikan, ishte një prej njerëzve më me pushtet të planetit. Garsia kishte zbuluar edhe “lidhjet e rrezikshme” mes zyrtarit të FIFA-s dhe presidentit të federatës kilene, Harold Mayne Nicolls dhe Aspire Sport Academy, akademia shumë e pasur e futbollit e sheikut të Katarit, Mohammed Al-Thani, në partneritet me frontin e Philippe Blatterit (nipi i Sepit), të cilit Nicolls i kërkoi disa favore, mes të cilëve sistemimin e ish trainerit kilen të tenistes Steffi Graf. Cingërima që sipas Eckertit nuk kompromentuan asgjë. “All in all”.
PAGESAT E AUSTRALIANEVE
Shumë aktivë ishin edhe australianët. Konfederata e Futbllit e Oqeanisë kishte kërkuar mbështetje financiare për Australinë, në këmbim të votave “kërkesë që u bë nga presidenti i atëhershëm i konfederatës, i cili ishte dhe anëtar i Komitetit”. Në letra ka pagesa të ndryshme të bëra për Federatën Australiane të Futbollit, për presidentin Jack ëarner, i arrestuar në blicin e të mërkurës që kaloi në Gjenevë. Edhe Komiteti Australia 2022 i ishte futur punës, duke i devijuar fondet që ishin programuar për vendet e Afrikës drejt vendeve të tjerë, me justifikimin ligjor për “nxitjen e projekteve të futbollit”. Të gjithë në zonat e rezidencave të pjesëtarëve të ndryshëm të FIFA-s.
FAVORET E ANGLEZEVE
Një prej vendeve të favorizuar për fitoren përfundimtare për 2018 ishte Anglia. Kishte punuar shumë me të zakonshmin ëarner, duke i gjetur një punë “një personi që i interesonte atij” në Londër, e duke krijuar kështu një marrëdhënie preferenciale me drejtuesin. Nga e cila ëarner përfitonte me dëshirë të madhe. si atëherë, kur kërkoi ndihma ekonomike për skuadrën e tij të futbollit në Trinidad, “Joe Public Football Club”, apo kur bindi Federatën angleze të Futbollit që të paguante shpenzimet e një grumbullimi të ekipit Under20 të Trinidadit në Angli. Por simpatia për Trinidadin ishte edhe më konkrete me rastin e darkës gala në kongresin e përvitshëm të vitit 2010, kur shoqata e futbollit financoi aktivitetin me 55 mijë dollarë.
KOMPJUTERET RUSE
Strategjia japoneze për 2022-shin ishte më klasike dhe modeste. Të gjithë pjesëtarëve të Komitetit iu dhuruan aparate fotografikë digjitalë dhe valixhe lëkure, një vlerë nga 700 deri 2000 dollarë për kokë. U kuptua shpejt se japonezët kishin pak shpresa. Kështu komiteti nisi t’ia shesë votat e veta nën tryezë, ofertuesit më të mirë. Që ishte Rusia. Ai i Rusisë është një kapitull më vete. Disa prej pjesëtarëve të komitetit bashkëpunuan me Garsian, duke i dhënë të gjithë kompjuterët dhe emailet. Përvec atij të Moskës. “Kompjuterët i kemi marrë me leasing. Ia kemi rikthyer kompanisë, por janë shkatërruar”, thanë ata. Sa për emailet: “Kishim llogari në Google dhe pas fitores i mbyllëm. Google nuk i rikuperon dot”. Kështu mbetën në ajër akuzat se kishin blerë votat e japonezëve dhe kishin paguar udhëtime përrallore në Rusi, për pjesëtarët e Komitetit dhe familjet e tyre. Një stil krejt tjetër ka patur komiteti korean. I cili përdori ndoshta mënyrat më të spikatura. Shpalli qëllimin për të krijuar një fond prej 777 milionë dollarësh, nga 2011 deri në 2022 “për të ndihmuar konfederatat që të ndërtojnë impiante të rinj, të rinovojnë ata ekzistues, të ndihmojnë për zhvillimin e futbollit”. Pra, një rryshfet në shkallë të gjerë.
MBULIMI
Pra, asnjë prej komiteteve të kandidatëve nuk ndenji pa paguar dikë nën dorë. Garsia e ka provuar. E megjithatë, në mënyrë të pabesueshme, relacioni i Eckertit i shfajëson të gjithë. Ndonjëherë duke përdorur argumenta të dobët, herë të tjera pa u sforcuar fare. Si atëherë kur flitet për një llogari rrjedhëse të dyshimtë, të hedhur poshtë nga Blatteri: “Prova konkrete kundër presidentit Blatter mund të demonstrohet që është false”. Pikë. I njëjti “mos arsyetim” kundrejt pjesëtarëve të komitetit të FIFA-s, që kanë pranuar dhurata, pa e pranuar as kur u është bërë pyetja e drejtpërdrejtë: “Shumë arsye mund të justifikojnë sjelljen dhe perceptimin e tyre”. Garsia nuk ishte dakord. Dhe në fakt, një mëngjes kaloi nga zyrat e FBI për të lënë disa dokumenta. Eckerti mund ta priste këtë gjë. “All in all”.

Tags:

No Comment to " GARA E TURPIT / Kështu i blenë Botërorët, Rusia dhe Katari "