Ardhja e Xhani de Biazit në krye të Shqipërisë jo vetëm që ka sjell rezultate të mira në eliminatore, por ka bërë që shumë prej futbollistëve tanë të kërkohen nga shumë klube evropiane.
Italia është kthyer në një destinacion të preferuar tashmë, ndërkohë që i fundit që kërkohet është Taulant Xhaka nga Fiorentina. Trajneri i Shqipërisë dha një intervistë për “firenzeviola.it” ku ka pohuar se Xhaka është një “xhol” për trajnerin portugez.
De Biazi, çfarë lojtari është Taulant Xhaka?
-Është një ‘xhol’, luan në mbrojtje edhe në mesfushë, ai mund të bëjë disa role. Mbrojtës krahu në linjën me katër lojtarë, por edhe djathtas ose majtas apo dhe si qendërmbrojtës kur luhet në linjën me tre. Me Bazelin, Paulo Sousa e ka përdorur shpesh si lojtar krahu, por edhe si një mesfushor qendre kur ka luajtur me tre. Është një motor i pashtershëm dhe një gur themeli Kombëtares së Shqipërisë.
A mendoni se është gati [post_ad]për hapin e madh drejt Serie A?
Absolutisht. Vendosmëria dhe fizika e tij shpërthyese mund ta bëjë atë një nga blerjet më të mira për Fiorentinën apo edhe ndonjë ekipi tjetër italian. Për më tepër, duke pasur Paulo Sousan ende si trajner, patjetër që do të jetë një garanci për të dhe për ekipin vetë vjollcë. Kush më mirë se portugezi mund të njohë cilësitë e tij?
Jo vetëm Xhaka, në ditët e fundit një tjetër lojtar shqiptar në pronësi të Bazelit duket se ka hyrë në orbitën vjollcë …
Sigurisht, ne po flasim për Shkëlzen Gashin që në vitin e kaluar me fanellën e Bazelit ka fituar titullin dhe ka dalë golashënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës, ku dhe u emërua si lojtari më i mirë i kampionatit. Sousa e ka përdorur këtë vit nga e majta e sulmit, por personalisht unë e shoh atë më mirë në të djathtë, sepse të majtën e ka natyrore. Ai e ka golin në gjak dhe se do të jetë një punëtor i shkëlqyer për Fiorentinën.
No Comment to " De Biazi: Xhaka është “xholi” i Sousas "