De Biasi drejt një rekordi me Shqipërinë

By Xhafer - No Comments
De Biasi rekord Sportpress.al
Ndeshja kundër Francës ishte speciale për Gianni De Biasin, pasi ishte e para e udhëhequr me pasaportë shqiptare, ndërsa i duhet edhe një ndeshje që ta barazoj gjermanin Hans Peter Brigel.
Ishte ndeshja e tij e 30-të në bankinën e Shqipërisë, qysh nga e para e tij, miqësorja e humbur 2:1 me Gjeorgjinë në Tbilisi, më 29 shkurt 2012. Rekordin përsa i përket ndeshjeve e mban gjermani Hans-Peter Briegel me 31 të tilla.
Fitorja ndaj Francës ishte e 12-ta, duke kaluar numrin e humbjeve, 11 (përfshirë atë 3:0 në tavolinë me Serbinë), por edhe me 7 barazime në bilanc, për me tepër që ka fituar ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldo, si sot ndaj Francës së Paul Pogba.
Edhe pse në një miqësore, ajo është fitorja e parë ndaj një skuadre që ka fituar Kampionatin Botëror (1998), madje nuk ka humbur asnjë në dy ndeshje ndaj “gjelave”, shto këtu dhe barazimin 1:1 në Rennes.
Ishte e para që ai e drejtonte Shqipërinë si nënshtetas i saj. De Biasi nga data 9 qershor 2015 është pajisur me pasaportë shqiptare, e dyta e tij pas asaj italiane, vendit të origjinës së tij.

Tags:

No Comment to " De Biasi drejt një rekordi me Shqipërinë "