azzillVijon me ritme të njëjta fluksi i shqiptarëve që kërkojnë azil në gjermani. Ministria e brendshme gjermane publikoi shifrat e qershorit ku shqiptarët renditen të dytët pas sirianeve në kërkesat për azil.
5932 shqiptarë kërkuan azil në gjermani gjatë muajit qershor duke çuar në total 22 209 numrin e shqiptarëve azilantë në këtë vend. Për muajin qershor në vend të parë renditen sirianët ku nga statistikat gjermane kanë kërkuar azil 7.562 sirianë.
Fluksi i shqiptarëve drejt Gjermanisë për muajin qershor është më i larti i regjistruar deri tani. Në prill kërkuan azil në gjermani 4794 shqiptarë, në qershor kërkuan azil 4922 shqiptarë dhe në qershor 5932 shqiptarë.

Tags:

No Comment to " Shqiptarët në vend të dytë në Gjermani për kërkesa për azil "