Ka ndryshuar në mënyrë të pakuptimtë rënditja e UEFA-s për grupin I të kualifikueseve për Europianin “Francë 2016″. Edhe pse Kombëtarja shqiptare ka një golavarazh më të mirë se Danimarka, e sheh veten në vendin e 3-të në këtë grup në kuotën e 10 pikëve po aq sa danezët.

Ndërkohë bie në sy edhe rikthimi i 3 pikëve të Serbisë. Kjo kombëtare rënditet e fundit me 1 pikë ndërkohë duhet të kishte -2 pikë pas vendimit të KAS-it. Nuk ka ende asnjë sqarim pse ka ndryshuar kjo rënditje nga UEFA. Eshtë një ”hakmarrje” ndaj KAS-it, apo është një gabim që do rregullohet së shpejti. 

Tags:

No Comment to " ’Hakmerret’’ UEFA, zbret të tretën Shqipërinë në grup dhe i fal 3 pikët Serbisë "