Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi kishte zgjedhur një rrugë më të gjatë, por më të sigurt. Ai e dinte se për të arritur në nivel të lartë duhet që të kalojë nëpër disa nivele. Dhe, kështu veproi, shkruan sot Koha Ditore.
Mustafi 23-vjeçar, që sot luan për një nga klubet më të mëdha në Spanjë, Valencia, është dashur të luante për disa klube më të vogla para se të arrinte në këtë nivel. E sot pos që luan me Valencian, është edhe kampion bote me Gjermaninë.
Fillimisht luajti për të rinjtë e Evertonit, më pas për Sampdorian në Serie B dhe A dhe në fund në Valencia.
Rrugë të njëjtë po ndjek edhe mesfushori kosovar Granit Xhaka. Xhaka 22-vjeçar para tre vjetëve kishte oferta goxha të mira nga disa skuadra si Bayern Muencheni e Manchester Unitedi. Por ai zgjodhi t'i bashkohej klubit mesatar nga Gjermania, Borussia Moenchengladbach, ku është edhe sot. Me Xhakën, nga Baseli doli edhe mesfushori tjetër kosovar Xherdan Shaqiri. Por Shaqiri dhe disa të tjerë zgjodhën rrugën më të shpejtë për t'u ngritur në karrierë.
Ai në vitin 2012 iu bashkua gjigantit gjerman Bayern Muenchen. Por sot karriera e tij nuk është stabile dhe rrezikon të bëhet "shtegtar" i madh, duke ndërruar skuadra çdo gjashtë muaj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online.
No Comment to " Dy rrugët e shqiptarëve drejt famës "