Sokol Cikalleshi e ka nisur në mënyrën më të mirë debutimin me skuadrën e tij të re, Instanbul Basaksehir, duke arritur të gjejë golin në dy ndeshje radhazi. Dje ai i shënoi grekëve të Atromitos në minutën e 3-të, i cili ishte i vetmi në këtë ndeshje e si pasojë i fitores për skuadrën e tij.
Cikalleshi u transferua për 1.8 milionë euro nga RNK Split te turqit, por në dy ndeshjet e para ka treguar me performancën e tij se paratë e shpenzuara për të nuk kanë ikur dëm. Në ndeshjen e djeshme ai mori një pasim nga rivënia anësore dhe u shkëput shpejt në krahun e djathë, sapo u fut brenda në zonë, shmangu dy mbrojtës dhe gjuajti fort duke e çuar topin në rrjetë.
Në Turqi Cikalleshi do të ndeshet me lojtarë si Podolski, Van Persi, Shnajder, Kuarezma, Samuel Eto dhe Nani, të cilët renditen në transferimet më të bujshme që janë kryer gjatë viteve të fundit në kampionatin e këtij vendi. /telesport.al/
No Comment to " Cikalleshi shënon sërish për Basaksehirin, 2 gola në 2 ndeshje (VIDEO) "