Pas shpalljes fajtor për publikimin e një video-je intime të një gruaje, reperi 50 Cent ka shpallur falimentimin. Duken vite të largëta kur suksesi ishte i padiskutueshëm, e ndërsa ai do të përballet me falimentin.
Sipas Wall Street Journal, ylli i muzikës ka deklaruar në dosjet e gjykatës se asetet e tij dhe borxhet janë nga 10 milionë dollarë deri në 50 milionë dollarë.
Ky rezultat vjen një ditë pasi gjykata vendosi se reperi duhet t’i paguajë një nëne nga Florida 5 milionë dollarë, për publikimin e një videoje intime të saj. Menjëherë pas humbjes së gjyqit, reperi 40 vjeçar ka shpallur falimentimin.
No Comment to " 50 Cent shpall falimentin "