Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është një baba tepër i përkushtuar dhe këtë e tregon fakti se, herë pas here, ai shfaqet me të voglin e tij Cristiano Jr. duke u argëtuar në shoqërinë e njëri – tjetrit.
Sëfundmi sulmuesi i Real Madrid ka vendosur që për 5 vjetorin e lindjes së djalit të tij, ta çojë atë për pushime në Bahamas.
Ata u fotografuan në plazh, ndërsa dhe sipas Dailymail, 30 – vjeçari u kujdes që të qëndronte gjatë gjithë ditës me të voglin e tij.
Siç mund të shihet edhe në fotot e publikuara nga gazeta britanike, duket qartë që dyshja kaloi një ditë tepër të gëzueshme. /tvklan
No Comment to " Ronaldo, një baba i përkushtuar "